Lajme

“Kur sportistët serbë garojnë në Lojërat Mesdhetare në Kosovë”, Vela i reagon Komitetit Olimpik të Serbisë


Blerim Vela

“Kur sportistët serbë garojnë në Lojërat Mesdhetare në Kosovë”, ka thënë Blerim Vela – shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, duke e zëvendësuar shprehjen fashiste që serbët kohëve të fundit po e përdorin “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”.

Këto komente, Vela i bëri duke i reaguar Komitetit Olimpik të Serbisë, të cilët kundërshtuan vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbahen në Kosovë.

Prandaj, shkruan Vela në rrjetin e tij social X, më mirë ka kuptim të thuhet se “kur sportistët serbë garojnë në Lojërat Mesdhetare në Kosovë”, në vend “të thirrjes shoviniste për luftë të lyer me sprej nëpër Serbi!”.

Siç rëndom ndodhë, Serbia e kundërshtoi vendimin që Kosova të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030, duke e konsideruar si vendim “skandaloz”.

Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030.

Këtë e ka vendosur Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), e cila është mbajtur në Heraklion të Greqisë.

Kandidatura e Kosovës ka marrë 55 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, derisa tetë kanë qenë kundër dhe tri abstenime.

Për shtetin e Kosovës, kjo është një arritje tejet e madhe, pasi që në këtë kompeticion do të marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, dhe priten që të marrin pjesë rreth 5 mijë sportistë.

Kandidatura e Kosovës u prezantua nga kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.

Zyrtare: Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore