Shqipëria

Kur Linda rrëfen nuk është Rama, por Linda Rama


Në njërën prej shfaqjeve të saj të rralla më 18 qershor, Linda u pyet për Ramën dhe foli për Linda Ramën.

Kjo nuk e ndaloi Linda Ramën të vendosej në pozitën e Lindës sa herë që Rama përmendej.

Nëse do i drejtoheshin si Rama, ajo do të detyrohej të fliste vetëm për Linda Ramën.

Kjo është arsyeja që një intelektuale si Linda, sa herë që rrëfen, nuk është Rama, por Linda Rama.

Linda është zhvillimi i njeriut privat, anëshkruar jetës si pjesë e familjes Rama që prej vitit 2010.

Rama mbetet aspekti publik i brendësuar në tërësinë e komponentëve që e përbëjnë bashkëshortin ‘në detyrë’.

Ajo është vetë ‘politika’ ndër dy. Atëherë, kur të gjitha sistemet dhe bashkërendimet si një e tërë, nuk mund të pavarësohen më, privatja nuk mund të fshihet pas publikes, e publikja nuk e zapton dot atë që nuk është më private.

Shmangia e privilegjeve kryeministrore

Kur Linda flet e shpenguar, prek këtë ndërvarësi që ekziston në publiken e saj. Edhe një njeri i respektuar në privatësinë e saj, nuk mund t’i shpëtojë rrëmbimit të atyre që thuhen për Edin, kur Rama është ajo.

Le të kuptohet në barbarizmat aspak etike të idhtarve të Ramës së Partisë, së socialistëve, të demokratëve, se Linda krejt e bekuar nuk mund të jetë kurrë një ‘Rama’ në objektin e totalitetit të tij.

Për anti-idhtaret – kushtuar grave që nuk përmbahen asnjëherë kundrejt ‘burrit’ brenda tyre – Linda Rama nuk mund të jetë një bis i arketipit ‘Michelle’ sepse angazhimi i saj nuk mund të jetë më publik se privatësia e saj, Ramës dhe jo Obamës.

“Atyre grave që iu është dhënë mundësia për të qenë në nivelet më të larta, unë nuk i shoh këto gra, aq sa duhet në nivelin e misionit”.

Thënë ndryshe, Linda ka aderuar në atë rrugëtimin pa rrugë ‘tim’, një ndarje të madhe mes saj dhe dëshirës për të pasuar Ramën në jetë, por jo në politikë.

Si mund të pasosh një politikan që ka themeluar estetikisht totalitetin e ‘shtetit të së nesërmes’, pra, të një afirmimi gjithmonë e mandej, e tejshkruar udhës së vet, fatit, ëndrrave dhe dëshirave më të thella.

Linda Rama mundet dhe shkon përtej Ramës, sepse ai nuk pati kurrë një private, kushtuar dhe ndajshtuar vetes siç Linda buzëqesh, sa herë përgjigjet për atë që kryeministri nuk e shfaq në “publiken” e tij.

Dinjiteti i udhës së Lindës në rrugëtimin e Ramës

Në filozofinë e shoqërisë, pra sociales siç Linda i kursehet përjetimeve nga të jetuarit si ‘e komentuar’, publiku shkon gjithmonë përtej rangjeve ose pragut të privates, përsa që Rama është publiku i saj.

Kur flet Linda dhe sa herë që një njerëzi publike e tërë mban vesh, Rama nuk është i pranishëm si aspekt publik i diskursit, por kthehet në identitetin më privat dhe auto-referencial të saj.

Pra, Linda rrëfen jetën e Ramës që askush nuk e di, nuk ia njeh, veçse nëpërmjet saj, për të shkuar tek Linda Rama.

“Në momentin që jeton me një politikan sigurisht mund të trajtosh me audiencë profesionin tënd, por ka të ngjarë që lajmi në fakt të jetë i lidhur me pjesën publike të asaj që ti je”.

 Këtu ndërhyn dhe ndihmon njohja e Lindës, për të shmangur bindjen se vetëm Rama mund të jetë ura – midis publikut dhe privates së shqiptarëve.

Kryeministri i tre mandateve nuk mund të përmblidhet në deklaratat e një intelektualeje, me të cilën ndan sekretet politike dhe politikat sekrete të privates së saj. Kjo, për të shkuar drejt një formati publik të Ramës, kushdo qoftë prej tyre.

“Ajo që do të thoja unë është që Shqipëria ka arritur në pikën që ka nevojë për zhvillim cilësor dhe për standard”.

Pa dashur – askush nuk e shpreh qëllimisht – Linda është bërë Rama i mandatit të tretë, një “manifest i Rilindjes”.

Kur ajo thotë që nuk sheh askënd përveç Ramës që ta çojë agjendën e Shqipërisë në një ‘stacion të pakthyeshëm’, Linda përgatit terrenin për rekomandimin dhe reflektimin politik të Linda Ramës.

Privatja si simptomë e publikes

Ngasja për të shkuar menjëherë tek akuzat, debati, ngarkimi aspak etik i emocioneve dhe shtypjeve të privates, gjen një qasje të re që më pas bëhet publike prej vetes. Kur Linda e kupton se nuk mund të jetë kurrsesi më private, simptoma e publikes në Shqipëri.

Ajo flet për debatin me Ramën si konfrontues, por nuk e zhvillon dot publikisht, sepse gjithmonë do e përmbajë privatja si simptomë ose vetë Linda Rama dhe realizimi i saj.

Konceptet që përçapen, në fakt diktojnë se Linda është ajo që zgjedh se çfarë bëhet publike nga privatja e asaj vetë.

Por kur ajo të realizohet, Linda Rama nuk mund të jetë më private. Jo sepse debatet dhe akuzat nuk do frymojnë apo gëlojnë më nga Rama, por prej mos të qenurit më Linda.

“Ata – shqiptarët – kanë zgjedhur Edin për të qenë protagonist, ata kanë zgjedhur Edin për t’i eksperimentuar të gjitha format e tij dhe Edi është shumë më i dobishëm në këtë aspekt për njerëzit kështu që unë kam dashur që t’ja le këtë arenë Edit dhe këtë kam bërë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore