Shëndet

Kur hormonet bëhen të egra: Kushtojini vëmendje këtyre simptomave


Ilustrim

Hormonet janë sinjale të vogla kimike që udhëtojnë nëpër trupin tonë dhe dërgojnë mesazhe tek organet për të reduktuar stresin, për të përshpejtuar metabolizmin, për të ndërtuar muskuj dhe procese të ngjashme.

Zakonet dhe mënyra e jetesës luajnë një rol kyç në ruajtjen e ekuilibrit hormonal, i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë.

Nëse nuk jeni përkrahës i zakoneve të shëndetshme, mund ta paguani çmimin duke prishur ekuilibrin e hormoneve, gjë që do të ketë një ndikim negativ në shëndetin tuaj.

Dhe ndërkohë që kërkojmë zgjidhjen e hormoneve të egra në pilula të ndryshme, ajo është para nesh në formën e zakoneve të shëndetshme, si ushqimi, aktiviteti i shpeshtë fizik dhe gjumi i mirë.

Ka disa shenja të çekuilibrit hormonal që mund t’i dalloni dhe veproni në kohë për t’i kthyer hormonet tuaja në normalitet.

Është e vështirë për ju të zgjoheni

Nëse e keni vërtet të vështirë të ngriheni nga shtrati, do të thotë se ju është prishur ritmi i prodhimit dhe qarkullimit të hormoneve, për pasojë ndiheni të plogësht dhe të lodhur.

Për shembull, nivelet e kortizolit në gjak duhet të jenë të larta në mëngjes për të zgjuar trurin dhe për t’ju përgatitur për ditën në vazhdim. Nëse ende nuk mund të ngriheni nga shtrati, qarkullimi i kortizolit në gjak mund të dëmtohet.

Nëse sasia e madhe e kafesë që pini gjatë ditës, ose natën vonë, vonon dhe pengon gjumin tuaj të shëndetshëm, është e mundur që të keni prishur qarkullimin hormonal të kortizolit, për këtë arsye ju duhet shumë më shumë kohë për t’u zgjuar.

Nëse dëshironi të rregulloni qarkullimin e kortizolit, do të mjaftojë të eliminoni plotësisht kafen dhe pijet alkoolike për të paktën 7 ditë. Në fillim do të jeni nervoz dhe do ta keni të vështirë, por shumë shpejt do të vini re se mëngjeset tuaja janë pakrahasueshme më dinamike dhe energjike.

Ju humbni energji pas një vakti

Nëse shijoni një vakt të pasur me karbohidrate, pas drekës ndiheni të përgjumur, të lodhur dhe të rraskapitur. Kjo mund të jetë një shenjë se keni probleme me insulinën.

Në mënyrë që trupi juaj të funksionojë, pas drekës, duhet të prodhojë një sasi më të madhe të insulinës, e cila natyrshëm zvogëlohet disa orë pas një vakti, por nëse nuk jeni në gjendje të sekretoni një sasi më të madhe të insulinës pas një vakti, do të thotë se keni një çekuilibër hormonal.

Nëse dëshironi ta zgjidhni këtë problem, përpiquni të mbani në minimum marrjen e karbohidrateve në mënyrë që të kontrolloni sheqerin në gjak.

Në këtë mënyrë do të riktheheni në ekuilibër sasinë e insulinës, e cila do të parandalojë problemin e peshës së tepërt dhe lodhjes së vazhdueshme. Kur trupi juaj ka një çekuilibër të insulinës, metabolizmi juaj ngadalësohet.

Ju jeni vazhdimisht të uritur

Leptina është një hormon që rregullon ngopjen tuaj dhe kur është jashtë ekuilibrit, ju ndjeni një nevojë të vazhdueshme për ushqim.

Nëse vazhdimisht dëshironi diçka tjetër, veçanërisht ëmbëlsirat, atëherë niveli i leptinës në gjak është shumë i ulët.

Kur hani shumë karbohidrate, sekretohet shumë insulinë, e cila bllokon sekretimin e leptinës dhe si rrjedhojë, keni nevojë për të ngrënë më shumë, gjë që nuk është aspak e mirë nëse dëshironi të keni një linjë të hollë.

Stresi mund të jetë edhe shkaku i nivelit të ulët të leptinës në gjak, ndaj nuk duhet t’ju habisë fakti që në situata stresuese keni një dëshirë të veçantë për ëmbëlsirat.

Nëse dëshironi ta zgjidhni këtë problem, përpiquni të plotësoni nevojën tuaj për ëmbëlsira me një grusht manaferrash ose një bllok çokollatë të zezë.

Flokët tuaj janë të pajetë dhe ju keni gjithmonë ftohtë

Gjëndra tiroide është përgjegjëse për shëndetin e përgjithshëm të trupit tonë. Nëse diçka në trupin tonë është jashtë ekuilibrit, gjëndra tiroide do të reagojë ndaj saj.

Megjithatë, kur ka një çekuilibër hormonal, ai mund të funksionojë shumë ngadalë, kështu që ne mund të ndjejmë lodhje të vazhdueshme, ndërsa flokët tanë do të jenë shumë të pajetë, lëkura do të bëhet më e hollë dhe duart dhe këmbët do të jenë vazhdimisht të ftohta.

Shumë kortizol në gjak mund t’i bëjë qelizat tona rezistente ndaj hormoneve tiroide, duke bërë që funksionet tuaja të ngadalësohen ndjeshëm, gjë që mund të çojë në zhgënjim dhe tension.

Në mënyrë që gjëndra tiroide të funksionojë përsëri normalisht, jepini trupit tuaj pushim dhe gjeni një mënyrë për të lehtësuar stresin.

Nëse keni sukses, do të jeni sërish energjikë dhe funksionet tuaja jetësore do të jenë sërish në një nivel të lartë.

Ka shumë shkaqe të çekuilibrit hormonal për të cilët do të ishte më mirë të konsultoheni me mjekun, por nëse keni ndonjë nga këto simptoma, mund ta ndihmoni veten duke iu drejtuar zakoneve të shëndetshme dhe një stili jetese cilësor, sepse shëndeti dhe energjia pozitive janë në radhë të parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore