Sport

Kupa e Kosovës: Hidhet shorti për gjysmëfinalet


Kupa e Kosovës ka mësuar këtë të premte katër çiftet gjysmëfinaliste.

Në shortin e hedhur në ambientet e Federatës së Kosovës (FFK), katër skuadrat e kualifikuara në këtë raund, përkatësisht Ballkani, Drita, Prishtina dhe Suhareka kanë mësuar rivalët.

Çiftet e dala nga shorti janë: Suhareka – Ballkani dhe Prishtina – Drita.

Ndeshjet e para, përkatësisht Suhareka – Ballkani dhe Prishtina – Drita do të zhvillohen më 3 prill 2024, duke filluar nga ora 13:00. Ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 17 mars, duke filluar po nga ora 13:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore