Sport

Kupa e Botes çdo dy vjet, Ceferin-i pritet të takohet me Infantino-n


Gazeta e përditshme italine “La Gazetta dello Sport”, raporton se gjatë ditës së martë pritet të ketë një takim kokë më kokë ndërmjet kreut të FIFA-s, Gianni Infantino-s dhe atij të UEFA-s, Aleksander Ceferin-it.

Takimi do të ketë fokus kryesor organzimin e Kupës së Botës çdo dy vjet, nga katër që është aktualisht. Një sistem i tillë dy vjeçar ka hasur në kundërshtinë e UEFA-s dhe takimi pritet të përmbyllë çështjen dhe të ardhmen e futbollit.

FIFA është gati të ndryshojë shumë futbollin, duke filluar nga Kupa e Botës çdo dy vjet dhe për të vijuar me ndryshin e kalendarit të garave.

Sipas kalendarit të ri që pritet të miratohet në dhjetor të këtij viti, do të ketë kohë të përcaktuar qartë për kampionatet dhe për kombëtaret. Në ndryshim nga sistemi aktual, kampionatet  do të kenë kohën e tyre dhe kombëtaret do të jenë vetëm me dy pauza të gjata.

Takimi që pritet të ndikojë në të ardhmen e futbollit në Evropë dhe botë, mes Infantino-s dhe Ceferin-it do të mbahet orët e ardhshme në Zyrih të Zvicrës.

UEFA deri më tani ka qenë kundër kalendarit të ri të propozuar nga FIFA, pasi bie ndesh me kompeticinet e saj, si formati i ri i Champions League që do të fillojë nga viti 2024, por edhe me Kampionatin Evropian, Euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore