Shqipëria

Kumbaro: Do kërkojmë heqjen e Green Pass-it


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi gjatë konferencës për mediat se qeveria mori vendim ri-liberalizimin e vizave për tetë vende.

Kjo, me qëllim lehtësimin e procedurave të qytetarëve të këtyre vendeve, të cilët duan të vizitojnë Shqipërinë.

Gjithashtu, në mbledhje është diskutuar edhe heqja e Green Pass-it, pasaportës së vaksinimit. Sipas ministres, kjo kërkesë do i jepet komitetit të ekspertëve të cilët do të marrin një vendim në javët në vazhdim.

Nëse heqja e pasaportës së vaksinimit miratohet, ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore