Lajme

Kukiç: “Bota Serbe do t’i trokasë në derë edhe Kroacisë, njëjtë si Kosovës dhe Malit të Zi”


Akademiku boshnjak, Sllavo Kukiç

Akademiku boshnjak dhe profesori në Universitetin e Mostarit në Bosnje dhe Hercegovinë, Sllavo Kukiç, thotë se lidershipi në Serbi po ndjek politika të “Botës Serbe”, të cilat përmes Millorad Dodikut po ekzekutohen në BeH.

“Dodik nuk është rrezik vetëm për Bosnjen dhe Hercegovinën. Nëse ky trend vazhdon, nesër ‘Bota Serbe’ do të troket edhe në derë të Kroacisë, njëjtë siç po u troket Malit të Zi dhe Kosovës. Por edhe në Maqedoninë e Veriut po vërehet se kjo gjë është në rritje”, tha ai për REL.

Hartat e shteteve të Ballkanit të ngjyrosura si flamujë të Serbisë, më 15 shtator 2021, në “Ditën e Unitetit Serb”, të shpallur këtë vit si festë nacionale e Serbisë

“Një tjetër arsye për t’u shqetësuar është fakti se sot, sipas të dhënave të dioçezës së Banja Llukës, vetëm 10 deri në 12 mijë kroatë jetojnë në Republika Srpska, ndërsa sipas regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në 1991, ishin 150 mijë”, tha akademiku Sllavo Kukiç.

Ai në një bashkëbisedim me ish-Kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor në Radio Evropa e Lirë mbi situatën në BeH, dhe Millorad Dodikun veçanërisht, cilësoi se ka “shumë gjëra që janë tejet shqetësuese”.

Ish-kryeministrja kroate tha se “themeli i BE-së është sundimi i ligjit, dhe kur dikush si Millorad Dodik nuk i njeh vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, ai nuk e njeh as sundimin e ligjit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore