Sport

Kukësi përshëndet tifozët me supergolat e sezonit (VIDEO)


Kukësi po kalon form të mirë në Abissnet Superiore këtë sezon. Verilindorët pas nëntë javëve të para renditen në vendin e dytë me 17 pikë, tre më pak se Tirana kryesuese.

Skuadra e drejtuar nga Diego Longo ka arritur të shënoi 17 gola deri më tani. Tetë prej të cilëve mund të cilësohen si “supergola”.

Faqja zyrtare e Kukësit në median sociale Facebook, ka renditur tetë golat më të bukur të realizuar deri më tani në Superiore (2021/22).

Autorët e golave dhe skuadrat që kanë rënë pre e tyre:

1- Edison Ndreca (Kukësi – Kastrioti)

2- Luka Milunović (Laçi – Kukësi)

3- Edi Basa (Laçi – Kukësi)

4- Vitor Feijao (Partizani – Kukësi)

5- Shqiprim Taipi (Kukësi – Vllaznia)

6- Edison Ndreca (Kukësi – Vllaznia)

7- Edi Basa (Dinamo – Kukësi)

8- Edi Basa (Kukësi – Tirana)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore