Sport

Kualifikueset U-19, Shqipëria barazon me Serbinë në ‘Elbasan Arena’


Shqipëria U-19 nuk ka shkuar më shumë se një barazim në shifrat 2-2 me Serbinë në “Elbasan Arena”. Megjithatë ky është një rezultat pozitiv, pasi kueqzinjtë ishin duke humbur në shifrat 2-0.

Ndeshja u luajt për llogari të kualifikueseve të Euro 2022 për grupmoshat U-19. Shqipëria do të presë të gjitha ndeshjet e Grupit 7. Grup në të cilin bëjnë pjesë edhe Franca me Maqedoninë e Veriut.

Serbia shënoi golin e parë të takimit në minutën e 42 të pjesës së parë, më anë të Nikola Mituljikic-it. Në të 77 minutë, serbët dyfishuan rezultatin me anë të lojtarit të Cervena Zvezda-s, Marko Lazetic-it.

Kuqezinjtë do kundërpërgjigjeshin me dy gola të shpejtë të shënuar në minutën e 84 dhe 87. Fillimisht shënoi Henrik Nerguti dhe më pas lojtari i Cesena-s, Cristian Shpendi.

Kujtojmë që në minutën e 82, Elion Toçi, nuk mundi të realizonte nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë më 16 nëntor, po në “Elbasan Arena”. Përballë do të kenë Maqedoninë e Veriut.

Në përballjen tjetër të këtij grupi, Franca mposhti me rezultatin 2-0 Maqedoninë e Veriut.

Renditja e Grupit 7:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore