Lajme

Kryetari i Sindikatës së PK-së viziton policët kufitar në Merdare


Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, këtë të marte ka vizituar pikën kufitare në Merdare në Veri të Kosovës.

Në takim me Komandantin e Pikës Kufitare, Ekrem Koliqi dhe zyrtarët e tjerë policorë, është diskutuar për kushtet e punës.

“Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për gjendjen aktuale të mirëqenies ekonomiko-sociale të të punësuarve si dhe për angazhimet e tjera policore”.

Siç thuhet në njoftim pas takimit Zeqiri ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për përkushtimin e tyre në kryerjen e detyrave zyrtare dhe ruajtjen e sigurisë së vendit tonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore