Lajme

Kryeministri i Malit të Zi: Unë s’po e ruaj kolltukun e pushtetit, po ia kthej vullnetit të popullit


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç,

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, pas akuzave se “po ruan kollktuqet e pushtetit” duke mos lëshuar rrugë për qeverinë e minorancës, u përgjigj se “si mundet që dikush që dëshiron të rikthejë mandatin tek populli” të dëshirojë “të ruajë kolltukun e tij”.

Krivokapiç e ka kundërshtuar formimin e qeverisë së pakicës të propozuar nga Lëvizja Qytetare URA, dhe ka kërkuar që të shkurtohet mandati i qeverisë dhe të shkohet në zgjedhje të reja.

“Pikërisht për shkak të atyre kolltuqeve, disa po planifikojnë të bashkëpunojnë me DPS-në, derisa disa tjerë e kanë përmbysur këtë qeveri për shkak të po të njëjtave kolltuqe”, deklaroi Krivokapiç në llogarinë e tij në Twitter.

Lëvizja Qytetare URA, në krye me Dritan Abazoviç, ka propozuar formimin e një qeverie të pakicës, propozim të  cilën e ka mbështetur edhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) që udhëhiqet nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Forcat politike në Mal të Zi janë futur në një antagonizëm, mes atyre që duan të rikonfigurojnë ekzekutivin, si Abazoviç, dhe ata që duan zgjedhje të reja, pasi formimin e një qeverie të re pa zgjedhje të reja e quajnë anti-kushtetuese dhe pervertim të “vullnetit të popullit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore