Lajme

Kryeministri i Libanit synon të ndalë krizën ekonomike


Kryeministri i sapozgjedhur i Libanit, Najib Mikati, tha se ka mbështetjen ndërkombëtare dhe përvojën e biznesit, për të ndaluar vendin drejt një krize ekonomike dhe sociale që mund të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme.

“Unë kam mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare nga Bashkimi Evropian (BE), dhe veçanërisht nga Franca”, tha Najib Mikati, një miliarder dhe dy herë ish-kryeministër i emëruar këtë javë, në një intervistë telefonike.

“Gjithashtu jam i bindur se SHBA-të do të jenë të hapura për të më përkrahur”, tha ai, “përveç ndihmës që Washingtoni tashmë i jep ushtrisë së Libanit”.

“Nuk mund ta shuaj zjarrin”, tha Mikati të mërkurën.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kryesuar përpjekjet ndërkombëtare për të forcuar Libanin, një ish-koloni franceze, gjatë krizës më të keqe financiare që ka pasur ndonjëherë. Donatorët janë zotuar që do të dhurojnë për një arkë me vlerë miliarda dollarë, për mirëkuptimin që Bejruti ka ndaj fillimit të reformave kritike ekonomike dhe trajtimit të korrupsionin endemik.

Mikati është takuar dy herë me presidentin që nga emërimi i tij, për të diskutuar një kabinet të propozuar, pasi dy kryeministrat e mëparshëm të emëruar nuk arritën të krijonin një administratë.

Libani është drejtuar nga një qeveri kujdestare që kur një shpërthim masiv goditi portin e Bejrutit në gusht të vitit të kaluar, duke vrarë më shumë se 200 njerëz dhe duke dëmtuar pjesë të kryeqytetit.

Stacionet energjetike libaneze u mbyllen ndërsa kriza thellohet.

Zgjedhja për postin e ministrit të financave do të duhet të jetë në gjendje të komunikojë me Fondin Monetar Ndërkombëtar mbi bisedimet e bllokuara mbi një ndihmë prej 10 miliardë dollarësh, si dhe partnerët e ardhshëm jashtë shtetit, tha ai, ndërsa merret edhe me bankën qendrore të goditur nga kriza.

Mikati sinjalizoi se ai do të luante një rol të madh në vendimmarrjen financiare.

Kryeministri i Libanit jep dorëheqjen

Kryeministri në detyrë i Libanit, Saad Hariri, dha dorëheqjen të enjten e 15 korrikut. Nëntë muaj pasi u emërua në këtë post nga Parlamenti, vjen largimi i tij, duke e futur dhe më tej vendin në kaos dhe pasiguri.

Libani po kalon një krizë ekonomike të paparë, të përshkruar nga Banka Botërore si një nga më të këqijat në botë në 150 vjet.

“Është e qartë se ne nuk do të jemi në gjendje të pajtohemi me presidentin”, tha Hariri, pas një takimi 20-minutësh me presidentin Michel Aoun.

Hariri u takua të mërkurën me Aoun-in, pas një bllokimi disa javësh në përpjekjet e reja për të zgjidhur ngërçin politik.

Më tej, ai bëri me dije se kishte propozuar një kabinet të ri me 24 ministra. Duke i lënë afat Aoun-it deri të enjten për një përgjigje. Kishte raporte se kjo ishte një përpjekje e fundit nga Hariri.

51-vjeçari dha dorëheqjen nga posti i tij në tetor të vitit 2019, për shkak të protestave mbarëkombëtare, të cilat kishin kërkuar reforma të mëdha dhe dënuan të gjithë klasën politike.

Një vit më vonë, ai u emërua edhe një herë në këtë post nga Parlamenti në mes të një krize ekonomike dhe muaj pas shpërthimit masiv që shtoi shqetësimet e vendit.

Më shumë se 200 njerëz vdiqën në shpërthimin që dëmtoi qytetin dhe plagosi mijëra të tjerë. Një hetim vazhdon për atë që e shkaktoi shpërthimin.

Por që kur Hariri u emërua përsëri kryeministër, një luftë për pushtet ka dalë midis tij, Aoun-it dhe dhëndrit të tij, Gebran Bassil. Ky i fundit kryeson bllokun më të madh në Parlament.

Udhëheqësit e lartë nxorën “brirët” mbi formën e qeverisë, ndërsa problemet ekonomike të vendit, që shpaloseshin që nga fundi i vitit 2019, u përkeqësuan.

Mosmarrëveshja ishte rreth asaj se kush ka më shumë ndikim mbi kabinetin e ardhshëm, i cili do të mbikëqyrë reformat kritike dhe zgjedhjet. Që të dy palët kanë fajësuar njëri-tjetrin se kush ishte përgjegjës për bllokimin.

“Unë u justifikova nga formimi i qeverisë. Zoti e ndihmoftë vendin”, tha Hariri, para se të largohej.

Ndërmjetësimi rajonal dhe ndërkombëtar nuk ka arritur të kapërcejë dallimet midis dy palëve.

Zyrtari i Lartë i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha gjatë një vizite në Liban muajin e kaluar se një luftë për pushtet dhe një rast mosbesimi i fortë është në zemër të udhëheqësve politikë.

Nuk është e qartë se kush do ta zëvendësojë Hariri-n. Problemet ekonomike të vendit janë përkeqësuar nga grindjet politike.

Monedha kombëtare, e lidhur me dollarin për gati 30 vjet, ka qenë në një rënie të lirë, duke humbur më shumë se 90% të vlerës së saj që nga fundi i vitit 2019.

Menjëherë pasi doli lajmi për rrëzimin e Hariri-t, paundi libanez arriti një ulje të re, duke u shitur për 20 mijë dollarë në tregun e zi.

Ekonomia e Libanit është tkurrur me mbi 20% në vitin 2020. Varfëria është thelluar po ashtu. Më shumë se 55% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.

Bejrut, çfarë ndodhi?

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo me lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.

Shpërthimet tronditën Bejrutin, duke regjistruar madje tërmet të shkallës 3,5 sipas shkallës Richter dhe duke shkatërruar ndërtesa që ndodhen kilometra larg shpërthimit. Rreth 6 mijë persona u plagosën dhe 300 mijë kanë mbetur të pastrehë.

Familjarët e viktimave protestojnë për vonesë hetimesh

Dhjetëra familje të viktimave të shpërthimit të portit të Bejrutit organizuan me 25 nëntor një protestë pranë parlamentit për shkak të vonesës së hetimeve mbi shkakun e shpërthimit.

Protestuesit mbanin fotografi të të afërmve të tyre që humbën jetën në shpërthim dhe parulla që dënonin vonesën e hetimeve.

Familjet pohuan se besojnë në gjyqësorin libanez për t’u dhënë drejtësi atyre me një vendim të drejtë dhe transparent.

Megjithatë, ata paralajmëruan se do të kërkojnë drejtësi në gjykatat ndërkombëtare nëse nuk trajtohen në mënyrë të duhur.

Gjykata heq gjyqtarin nga çështja

Më 18 shkurt, Gjykata më e Lartë e Libanit i kërkoi gjykatësi,t Fadi Saëan, të tërhiqej.

Gjykatësi Saëan po udhëhiqte hetimet për shpërthimin e portit të Beirutit. Sipas agjencisë së lajmeve të Libanit, përpos sfidave ligjore, gjyqtari u përball me akuzat për neglizhencë.

Gjykata e Kasacionit ka bërë thirrje që të caktohet një gjyqtar i ri hetues për të udhëhequr hetimin. Kjo vjen gjashtë muaj pas fillimit të hetimeve për shpërthimin në Bejrut. Ka gjasa që kjo lëvizje të vonojë hetimet.

Gjykatësi Fadi Sawan, akuzoi tre ish-ministrat dhe kryeministrin e përkohshëm Hassan Diab, në muajin dhjetor, për neglizhencë në lidhje me shpërthimin e 4 gushtit. Ky shpërthim ka përkeqësuar tensionet në Liban.

Kryeministri i përkohshëm nuk pranoi të merrej në pyetje. Ai shtoi se ndërgjegjja e tij ishte e pastër.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore