Shqipëria

Kryebashkiaku i Tropojës shkon sërish në SPAK


Rexh Byberi, kryebashkiaku i Tropojës, është paraqitur këtë të enjte të 11 prillit pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Më herët, opozita ka denoncuar Byberin për abuzim me detyrën.

Por deri më tani nuk dihen arsyet se pse kryebashkiaku i Tropojës ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.

Në shtator të vitit të kaluar, banorët e Njësisë Administrative Fierzë e kanë kallëzuar atë në SPAK, pasi – sipas tyre – ai kishte favorizuar kushërinjtë e tij në lidhje me një gurore në zonë, në kundërshtim të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.

Në denoncimin e firmosur nga 320 banorë të zonës, u kallëzua në SPAK edhe përfaqësuesi i firmës së gurores Avni Byberi, si dhe shef i komisaritatit të Tropojës, Përparim Allmuça.

Kjo me akuzën e “Korrupsionit pasiv e aktiv i funksionarit të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurit vendor”.

Banorët e Fierzës në protestë për guroren: Nëse ndërtohet, shteti duhet t’u gjejë strehim 400 familjeve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore