Lajme

Kroacia rrezikohet nga smogu i vullkanit Cumbre Vieja


Pamje satelitore e smogut të vullkanit Cumbre Vieja që ka arritur në Kroaci

Smogu i dioksidit të squfurit që është përhapur në të gjithë kontinentin nga shpërthimi i vullkanit Cumbre Vieja në ishullin spanjoll të La Palma ka mbërritur këtë të mërkurë edhe në Kroaci.

Me 19 shtator, vullkani Cumbre Vieja kishte shpërthyer në ishullin La Palma, pas tërmetit që ndodhi tetë ditë më parë në ishujt Kanarie.

Pavarësisht se tashmë ka kaluar një muaj që nga shpërthimi, aktiviteti vullkanik vazhdon të kërcënojë qetësinë tani jo vetëm të banorëve të ishullit, por edhe të kontinentit evropian.

Por cilat janë rreziqet e smogut vullkanik?

Smogu vullkanik i cili përmban dioksid të squfurit (SO2), paraqet një rrezik për shëndetin duke rënduar sëmundjet ekzistuese të frymëmarrjes.

(SO2) mund të irritojë lëkurën dhe indet dhe mukozën e syve, hundës dhe fytit, dhe mund të depërtojë në rrugët e frymëmarrjes, duke prodhuar shqetësime të frymëmarrjes në disa individë. Grimcat e aerosolit gjithashtu mund të depërtojnë thellë në mushkëritë e njeriut dhe mund të shkaktojnë simptoma të astmës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore