Shqipëria

Krim mjedisor në Tiranë/Firma e ndërtimit “Kontakt” hedh mijëra ton inerte në Mjull Bathore


Firma e ndërtimit “Kontakt”, e cila po ndërton kompleksin gjigand “Mangalem” në zonën e Ali Demit prej disa muajsh gërmon themelet.

Mbetjet e ndërtimeve dhe mijëra ton inerte i depoziton në zona të jashtëligjshme. Firma e ndërtimit ka mbushur për një kohë të shkurtër  periferinë e Tiranës me inerte duke shkaktuar një katastrofë ekologjike dhe mjedisore.

Si pasojë e këtij krimi mjedisor janë ndotur në mënyrë katastrofike zona të gjëlbëruara dhe fusha dikur të pastra të periferisë së Tiranës.

Banorët e zonës janë ankuar disa herë, duke treguar me foto se si makinat e tonazhit të rëndë mbushur me dhera bëjnë çdo ditë rrugën nga Ali Demi në Senatorium dhe mbërrijnë në fshatin Mjull Bathore.

Aty shkarkojnë qindra tonelata duke kryer veprën penale të një krimi mjedisor. Postoblloqet e policisë në mes të ditës e shikojnë me sytë e tyre këtë skandal, por përveçse iu hapin rrugën mauneve që bëjnë pis Tiranën nuk dëgjojnë asnjë ankesë të qytetarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore