Lajme

Kraja tregon pse s’u shkarkua: S’kam kërkuar falje, u propozua një kompromis


Kryetari i Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja, e ka mohuar se ka kërkuar falje për t’u mos shkarkuar në mbledhjen që ASHAK-ut të mbajtur këtë të enjte për shkak të një analize që ishte shkruar nga kryeakademiku në muajin janar të vitit të kaluar i titulluar “Synimet Destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Akademisë nuk kam kërkuar falje dhe as e ka kërkuar dikush prej meje një gjë te tillë. Duke mos pasur bazë ligjore për të marrë në përgjegjësi kryetarin e Akademisë, u propozua një kompromis, për të cilin është shprehur qartë akademik Isa Mustafa: Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e Kryetarit të ASHAK. Përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë”, ka shkruar Kraja në Facebook.

Sipas tij, ky është kompromisi, duke shuar se “deklaratat tjera janë spekulime pa asnjë peshë dhe vlerë”.

Ndryshe, në analizën e Krajës ndër të tjera kritikoheshin ish-qeveritë e kaluara, ish-presidenti Hashim Thaçi, Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama.

AShAK, që është institucioni më i lartë shkencor në Kosovë, në këtë analizë konkludonte se Gjykata Speciale u krijua nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që akuzonte ish-Presidentin Thaçi si “ideatori” i ndarjes së Kosovës.

Pa asnjë referencë shkencore, AShAK, kishte shkruar më tej se Kosova ka bërë gabim të madh që pranoi njohje të sponsorizuara në mënyrë korruptive.

Por, Kraja përmes një reagimi pati thënë se po bëhet “fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj”.

Analiza problematike e AShAK, reagon Kraja: Po bëhet fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore