Kosova

Kosovë: Punëtorët teknik të sektorit privat në protestë


Ilustrim

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka organizuar protestë këtë të hënë, për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.

Protesta e cila do të filloj nga ora 11 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, lidhet me Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 majin.

Pikërisht me këtë ditë, Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), do të themeloj sot dy shoqata sindikale në Kosovë në sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë.

Për një maj, në këtë takim pritet të mbahet mbledhja konstituive dhe të nënshkruhet formimi i këtyre dy sindikatave.

Ky aktivitet, po realizohet në kuadër të fushatës “Punë e denjë për jetë të dinjitetshme”.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Lëvizja nisi më 1884, kur Federata e Tregut të Organizuar dhe Bashkimi i Punëtorëve (paraardhëse e Federatës Amerikane të Punëtorëve) nw SHBA, hartoi rezolutën se “duke nisur nga 1 maji 1886 orari i punës për të gjithë punëtorët duhej të ishte 8-orësh”.

Më 1 maj të vitit 1886 mbi 200 000 punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre.

Tre vjet më vonë nga ngjarja e Çikagos, më 1889, Internacionalja e Dytë Socialiste, që u zhvillua në Paris (Francë), vendosi kremtimin e 1 Majit si ditën e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve të botës. Sot, pothuajse pas 134 vjetësh, 1 Maji festohet në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore