Lajme

Kosovë, mbi 800 persona të vaksinuar me dozën e dytë


Vaksinimi në sallën “1 Tetori”

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka radhë të gjata me qytetarë që vazhdojnë të presin, për të marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në konferencë për mediat ka thënë se “mbi 800 persona janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse në nivel vendi, deri më tani,  janë vaksinuar 88 mijë e 400 qytetarë”.

Bardhi thekson se “Fluksi më i madh është i qytetarëve dhe është duke shkuar mirë. Sipas të dhënave, të gjithë e kanë të përcaktuar datën e vaksinës, deri sa do të përmbyllet komplet vaksinimi i qytetarëve”.

Ndërsa, sipas Bardhit, me “rëndësi është që kemi doza të vaksinimit dhe janë duke u aplikuar”.

Procesi i vaksinimit në Kosovë është duke vazhduar me dozën e dytë.

Ditëve të fundit, bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ka rënë numri i personave të vdekur, por edhe të infektuarve me Covid-19.

Ndërsa, të gjitha vaksinat të ardhura deri më tani në Kosovë kanë qenë donacion nga aleanca COVAX.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore