Kosova

Kosovë: Dhunohet një vajzë e mitur


Ilustrim

Një vajzë e raportuar si e zhdukur më 26 gusht është paraqitur në orët e para të ditës së martë në stacionin policor në Gjakovë dhe e njëjta ka deklaruar se është dhunuar nga një burrë.

Para pesë ditësh, rastin për zhdukjen e saj e kishin raportuar familjarët.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ku tregon se vajza e zhdukur është dhunuar nga një person.

“Më datë 30.08.2021 pas orës 23:00, viktima së bashku më familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë”.

“E njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person. Ajo është intervistuar në prezencën e Avokatit dhe Zyrtarit të Qendrës për punë Sociale (QPS)”, ka thënë Gjurkaj në një intervistë për Albanian Post.

Po ashtu, Gjurkaj është shprehur se pas intervenimit nga ana e Policisë se Kosovës, i dyshuari është arrestuar.

“Në lidhje me rastin janë angazhuar Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, ku janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, dhe pas identifikimit është arrestuar i dyshuari”.

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Viktima është dërguar në kontroll për ekzaminim mjekësor”, ka përfunduar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore