Shqipëria

Kosovarët dynden drejt Shqipërisë – mbi 40 mijë, për dy ditë


Dalja nga pika kufitare në Morinë (Vërmicë)

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar fundjavën.

Dalja nga pika kufitare në Morinë (Vërmicë), përgjatë 18 dhe 19 qershorit është 44 mijë e 582 persona, kurse numri i atyre që kanë hyrë në këtë pikë kufitare është 23 mijë e 39 persona.

Kështu ka treguar për Albanian Post, zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se brenda 24 orëshit të 18 qershorit, “numri i personave të kontrolluar që kanë dalë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, është 23 mijë e 966, kurse numri i atyre që kanë dalë me datë 19 qershor është 20 mijë e 616”.

Ndërkaq, sipas statistikave të PK-së, numri total i veturave të kontrolluara, që kanë dalë nga Kosova përgjatë dy datave të lartëpërmendura është 14 mijë e 147. Kurse numri i përgjithshëm i tyre që kanë hyrë në Kosovë, është shtatë mijë e 636.

“Numri i veturave të kontrolluara në dalje të perëndimit, për datën 18 qershor është shtatë mijë e 657, kurse për datën 19 qershor është gjashtë mijë e 490”, thuhet në raport.

Ndërsa, “numri i veturave të kontrolluara që kanë hyrë në drejtim të Kosovës në dtën 18 qershor është tre mijë e 577, kurse për datën 19 qershor është katër mijë e 59”.

Në anën tjetër, numri i autobusëve të cilët kanë dalë nga Kosova në pikën kufitare Morinë, për datën 18 qershor është 143, kurse i atyrë që kanë hyrë në Kosovë është 142.

Sa i përket numrit të autobusëve të dalë nga Kosova në datën 19 qershor, numri total i tyre është 141, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë hyrë në Kosovë ëshë 147.

Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, kanë dhënë statistika për Albanian Post edhe për numrin e kamionëve të kontrolluar në ktë pikë kufitare.

“Numri i kamionëve për datën 18 qershor të cilët kanë dalë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë është 600, kurse numri i atyre që kanë hyrë në Kosovë është 592. Numri i kamionëve të kontrolluar që kanë dalë nga Kosova për datën 19 qershor, është 295 kurse ni atyre që kanë hyrë në Kosovë është 397”.

Megjithatë, fundjava ka sjellë një fluks të madh të qytetarëve kosovarë, drejt pikave kufitare. Në tri pikat kufitare, atë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, mbi 70 mijë persona kanë dalë nga Kosova për periudhën 18-19 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore