Art&dizajn

“Kosova në Oscars” – yjet e botës paraqiten në tepihun e kuq me kreacione të stilistëve kosovarë


Ceremonia e 94-të e ndarjes së çmimeve Oscars, ishte e mbushur me yje të diskografisë botërore, të cilët u shfaqën të veshur me plot stil – madje, kishte edhe nga ta që kishin zgjedhur të paraqiten me kreacione të stilistëve kosovarë.

Kësisoj, aktorja e famshme amerikane, Christina Milan, kishte vendosur që fustanin e saj për ceremoninë prestigjioze të Oscars 2022 ta kishte të qepur pikërisht nga duart e një stilisteje kosovare – Edita Podrimaj.

Christina Milan veshur nga Edita Podrimaj.

Një fustan i bardhë që në pah vinte këmbët e tonifikuara të Christinas ishte kreacioni me të cilin ajo u shfaq në tapetin e Oscars të këtij viti.

Por, Milan nuk ishte e vetmja fytyrë publike me renome botërore që në Oscars u shfaq me kreacione kosovare – njëjtë, si ajo ka vepruar edhe ish mikesha e ngushtë e manjatit të grimit, Kylie Jenner, grekja – Anastasia Karanikolaou.

Anastasia Karanikolaou veshur nga Valdrin Sahiti.

Modelja, Anastasia Karanikolaou, u shfaq e veshur nga kreatori kosovar, Valdrin Sahiti  – me një fustan ngjyrë vjollcë me detaje interesante tek pjesa e barkut dhe që në pah vinte dekoltenë e bukur dhe seksi të saj.

Në fakt, Anastasia nuk ishte e vetmja ish shoqe e Kylie Jenner që në Oscars morri pjesë me kreacione nga një stiliste kosovarë – si ajo, veproi dhe ish mikesha tjetër e familjes Kardashian, e cila raportet me këta të fundit i kishte prishur pas skandalit me ish burrin e Khloe Kardashian – Jordyn Woods.

Jordyn Woods veshur nga Fjolla Nila.

Modelja, Jordyn Woods u paraqit në Oscars 2022 me dy fustane të disenjatores kosovare, Fjolla Nila – që të dy me nuanca nude, vetëm se njëri me ekstravagant ku në pjesën e kraharorit ishte i qepur me pupla.

Edhe Natalie Joy, një teknologe e certifikuar kirurgjikale, mori vëmendje me një fustan të krijuar nga stilistja kosovare, Lia Stublla.

Natalie Joy veshur nga Lia Stublla.

Joy u paraqit me një fustan të zi me dekolte të hapur dhe një të çarë të lartë në këmbë, që i dha glam dukjes së saj të veçantë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore