Lajme

Konsumuan mish breshke, vdesin shtatë persona në Tanzani


Shtatë persona, mes të cilëve një fëmijë tre vjeç, kanë humbur jetën në ishullin Pemba të Tanzanisë, pasi u ushqyen me mish breshke tё helmuar.

“38 persona të tjerë u shtruan në spital, por shumica u liruan shpejt. Vetëm tre pacientë, me shenja më të rënda, vazhdojnë të qëndrojnë në spital”, raportuan autoritetet vendase.

Mishi i breshkës është një ushqim i zakonshëm në mesin e atyre që jetojnë në ishujt dhe zonat bregdetare të Tanzanisë, por sё fundmi autoritetet e kanё ndaluar konsumimin e tij.

Shkaku i saktë i tij nuk dihet, por mendohet se lidhet me algat helmuese që konsumojnë breshkat.  Mishi i tyre bëhet toksik, duke shkaktuar një lloj helmimi të quajtur kelonitoksizëm.

Helmimi mund të ketë ndikimin më të keq te fëmijët dhe të moshuarit, megjithëse të rriturit më të shëndetshëm gjithashtu mund të vdesin.

Në mars tё kёtij viti, 19 persona vdiqёn në Madagaskar, përfshirë nëntë fëmijë.

Raste janë raportuar gjithashtu në Indonezi, Mikronezi dhe ishujt e Oqeanit Indian të Indisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore