Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e Tahirsylaj: Kontributi i tij është shumë i madhë në meteorologjinë e Kosovës
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/Glauk-Konjufca-600x360-1.jpg)
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e meteorologut, Sylë Tahirsylaj, duke e kujtuar atë si “profesionist të dalluar”, e që la një kontribut shumë të madhë në Kosovë.
“Humbëm një profesionist të dalluar, që me përkushtimin e tij la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë, në sferën akademike universitare, si dhe në tërësi në fushën e meteorologjisë në vendin tonë”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se Tahirsylaj do t’i mungojë edhe publikut të gjerë.
“Për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur”.
“Ngushëllime më të sinqerta familjes dhe miqve të tij, të cilët humbën më të dashurin e tyre!”.
Më 16 qershor, Sylë Tahirsylaj, ka ndërruar jetë pasditen e së dielës, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.
“Miq, familjarë të dashur, ju njoftojmë që babai ynë, prof. Dr.Sci. Sylë (Ramë) Tahirsylaj papritmas ndërroi jetë para pak çastesh. Për detaje të varrimit ju njoftojmë”, thuhej në njoftimin e familjes Tahirsylaj.
Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, gjithashtu drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj