Sport

Konflikti Ukrain – Rusi, Yarmolenko nuk përfshihet në listën e West Ham


Trajneri i West Ham-it, David Moyes, i ka dhënë pushim anësorit Andriy Yarmolenko për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në vendlindjen e tij në Ukrainë.

Me shpërthimin e luftës së fundmi, vetë lojtari kërkoi disa ditë pushim për të pastruar mendjen në një kohë të vështirë për vendin e tij.

“Ai nuk është në një pozicion shumë të mirë, duhet të them. Ne i kemi dhënë disa ditë pushim dhe është plotësisht e kuptueshme”, tha Moyes në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Wolves.

“Klubi ka qenë shumë i mirë, më kërkoi të flisja me të dhe nëse mund të bëjmë diçka për të, sigurisht që do ta ndihmojmë.

“Ai më pyeti vetëm tani nëse mund të kishte disa ditë pushim dhe unë ia dhashë këtë”.

“Është një kohë vërtet e vështirë për të dhe familjen e tij dhe ne e respektojmë këtë”, përfundoi Moyes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore