Lajme

Komunat e Kosovës kërkojnë heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve


Ilustrim

Kryetarët e Komunave kanë kërkuar heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve nga data 17 tetor të këtij viti.

Kjo kërkesë iu është adresuar ushtrueses së detyrës së Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, nga ana e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kryetarët e Komunave kanë kërkuar që të hiqet edhe ndëshkimi i qytetarëve në rastet kur një person i vetëm është në lëvizje dhe nuk bartë maskën.

Këto kërkese sipas Drejtorit Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kanë ardhur pasi që me 17 tetor në Kosovë do të mbahen Zgjedhjet Lokale.

“Ditën e 17 tetorit mund te këtë komuna që kryetarët fitojnë pa balotazh, andaj do të jetë pothuaj e pamundur që në ato komunat të ndalen festimet e mundshme të qytetarëve. Duke ditur se procesi i numërimit të votave do të mund të vazhdoj deri natën vonë, Vëzhguesit dhe komisionerët, të cilët do të jenë në numër të konsiderueshëm, do të lëvizin edhe pas orës 22.00”, thuhet në njoftim.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka vlerësuar gjithashtu se masa e kufizimit të qytetarëve nuk mund të sjellin ndonjë rezultat negativ.

“Në këtë drejtim meqë kafenetë dhe restorantet janë të stërmbushura me qytetarë kurse numrat e të infektuarve dhe rasteve me fatalitet fatmirësisht janë duke rënë dhe në një aspekt kemi hyrë në vënien në kontroll të kësaj pandemie në këtë moment”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore