Lajme

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me ShSKUK-në, kursen afro 200 mijë euro


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Komuna e Prishtinës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), më 21 mars kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Hemodializës për Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Përmes kësaj marrëveshje, Komuna e Prishtinës do t’i kursej afro 200 mijë, të cilat në të kaluarën shpenzoheshin për grumbullim dhe asgjësimin e mjeteve mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare, e të cilat tash do të asgjësohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi që do të jenë të hapur edhe për bashkëpunime të tjera që janë për të mirën e qytetarëve.

“Lë të jetë ky një vazhdim i mirëfilltë i bashkëpunimit në mes Komunës së Prishtinës dhe QKUKsë. Tash do t’i fillojmë bashkëpunimet edhe më shumë për të mirën e qytetareve, Komunës së Prishtinës dhe për të mirën e gjithë vendit”, tha Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Lidhur me këtë marrëveshje, detaje ka dhënë edhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

“Sot është një marrëveshje që e nënshkruan kryetari dhe drejtori që e ndihmojmë SHSKUK-në për hemodializë që nga viti 2010 dhe që gjatë kësaj bisedë kemi ra në përfundim që këta me na ndihmu me disa shërbime në QKMF për grumbullimin dhe asgjësimin e mbetjeve mjekësore që Komunës së Prishtinës këto 15 muajt e fundit i kanë kushtuar mbi 200 mijë euro, dhe falë këtij bashkëpunimi më Komuna e Prishtinës nuk paguan për këto shërbime”, u shpreh Sadiku.

Edhe, drejtori i përgjithshëm i  SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, potencoi se në fund të fundit ky bashkëpunim është përgjegjësi e tyre publike.

“Jemi të hapur edhe në për këtë bashkëpunim, fundi i fundit është përgjegjësi publike e jona dhe jeni i mirëseardhur edhe në QKUK për të parë nga afër për shërbimet që i bëjmë për qytetarët e Prishtinës por edhe të tërë Kosovës”, tha Krasniqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore