Lajme

Kompania farmaceutike ‘Johnson & Johnson’ zgjidhjen e gjen te falimentimi/ Shkak produktet me bazë kancerogjene


Pas akuzave që rëndojnë mbi një filial të kompanisë farmaceutike “Johnson & Johnson” (JNJ.N) se “pluhuri për fëmijë dhe produkte të tjera me bazë talku shkaktuan sëmundje kancerogjene”, të hënën e 14 shkurtit nga kompania janë shprehur se do t’i kërkojnë një gjyqtari për të përdorur procesin e falimentimit.

Më shumë se 38 mijë paditës kanë ngritur pretendimet se produktet e talkut të kompanisë shkaktojnë kancer ovarian dhe mesothelioma – kancer vdekjeprurës i lidhur me ekspozimin ndaj asbestit.

Nga ana e vet, J&J pohon se produktet e saj të talkut të konsumit janë të sigurta dhe të konfirmuara përmes mijëra testeve se janë pa asbest.

Kompania në tetor vendosi pretendimet për talk në një entitet të sapokrijuar të quajtur “LTL Management LLC”, i cili paraqiti kërkesë për mbrojtje nga falimentimi në Karolinën e Veriut.

J&J përdori një manovër ligjore të njohur si “Texas me dy hapa”, i cili lejon kompanitë të ndahen në dysh përmes një të ashtuquajturi “bashkim ndarës”, me një pjesë të kompanisë që mban aktive të vlefshme, ndërsa tjetra është e ngarkuar me detyrime.

Johnson & Johnson (JNJ) Splitting Into Two Companies

Gjykatësi amerikan i falimentimit në New Jersey, Michael Kaplan, ka caktuar një gjyq pesëditor për të shqyrtuar ofertën që përfaqësojnë paditësit nga komitetet, për të pushuar çështjen e falimentimit.

Paditësit argumentojnë se lejimi i falimentimit të LTL-së për të vazhduar do të kufizonte në mënyrë të padrejtë pagesën që mund të ishte në dispozicion për njerëzit që janë dëmtuar.

LTL-ja kundërshtoi në dosjet gjyqësore se falimentimi është një përgjigje ligjore dhe e përshtatshme ndaj një vale të paparashikueshme dhe “potencialisht shkatërruese financiarisht” të padive.

J&J ka propozuar t’i jepet filialit 2 miliardë dollarë në mirëbesim për të kompensuar 38 mijë paditësit aktualë dhe pretendimet e ardhshme.

Kompania, në dosjet gjyqësore dhe në deklaratat publike, ka thënë se LTL-ja mund të përfitojë gjithashtu një rrjedhë të ardhurash nga honoraret e vlerësuara në më shumë se 350 milionë dollarë në kohën e paraqitjes së falimentimit.

Përpara se J&J të ndahej nga LTL-ja, ajo u përball me 3.5 miliardë dollarë vendime dhe marrëveshje, duke përfshirë atë të 22 grave që u dhanë një vendim prej më shumë se 2 miliardë dollarësh, sipas të dhënave të gjykatës së falimentimit.

Paditë për talk janë ndërprerë përkohësisht ndërsa J&J, e cila ka një vlerë tregu që tejkalon 446 miliardë dollarë, pret rezultatin e procedurave të falimentimit të LTL-së.

Kaplan ka thënë se synon të vendosë nëse do të pushojë apo jo çështjen e falimentimit përpara fundit të muajit.

Më 4 shkurt, agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” raportoi se J&J linçoi në mënyrë të fshehtë “Project Plato” vitin e kaluar për të zhvendosur përgjegjësinë nga rreth 38 mijë padi në pritje për talk në një filial të sapokrijuar, i cili më pas do të falimentonte.

Një hetim i vitit 2018 i “Reuters” zbuloi se J&J e dinte për dekada se sasia të gjurmëve të asbestit fshiheshin në pluhurin e foshnjës Johnson dhe produkte të tjera kozmetike talk.

Kompania ndaloi shitjen e pluhurit të saj për fëmijë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në maj 2020, pjesërisht për shkak të asaj që e quajti “dezinformim” dhe “pretendime të pabaza” në lidhje me produktin me bazë talk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore