Shqipëria

Komisioni i Ligjeve/ KLGJ vendos të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Kliton Spahiu


Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), të mërkurën e 2 qershorit, gjatë një mbledhjeje në formatin online, ka vendosur të shkarkojë gjyqtarin Kliton Spahiun, të duke pranuar kështu kërkesën e Inspektorit të Lartë i Drejtësisë (ILD).

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, ka raportuar gjithashtu problematikat që po përballet sistemi gjyqësor në Shqipëri.

Sipas saj, vonesat në formimin e Gjykatës së Lartë kanë ardhur “për shkaqe të ndryshme”.

Gjithashtu ajo ka njoftuar që, së shpejti, kjo gjykatë do të ketë 15 anëtarë, duke zgjidhur në këtë mënyrë problematikën e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

“Për shkak të vetting-ut dhe dorëheqjeve, numri i gjyqtarëve nëpër Gjykata të Apelit, sa vjen dhe po zvogëlohet”, tha Llagami.

Ndërsa theksin e ka vendosur te një vonesë tjetër, që sipas saj, është “mungesa e vlerësimeve etike dhe profesionalë”.

“KLGJ ka punuar me dy vlerësimet për secilin kandidat, ku ka qenë e suksesshme. Sot ka katër anëtarë në Gjykatën e Lartë”.

Sugjerimet e Llagamit

Kryetarja ka dhënë dhe sugjerime për riorganizimin e gjykatave të vendit. Sipas Llagamit, Gjykatat e Apelit në vend, duhet të shkurtohen dhe të përmblidhen në 12 prej tyre, nga 22 që janë aktualisht.

Kjo me qëllimin për të ulur kohën dhe për të rritur nivelin e drejtësisë në vend.

“Këshilli e ka të pamundur për të bërë një vlerësim total të gjyqtarëve, për shkak dhe të procesit të vettiung-ut. Qasja që ka pasur Këshilli, është grupimi i këtyre gjykatave”, tha Llagami gjatë mbledhjes.

Riorganizimi i gjykatave, sipas sugjerimeve të kryetares Llagami, bëhet për menaxhim e burimeve njerëzorë dhe të aksesit.

Për kapacitetet infrastrukturore dhe teknologjike, kryetarja solli në qendër të vëmendjes godinat e gjykatave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Kemi pasur problematika në disa gjykata për shkak të tërmetit, duhet të shihet mundësia për rikonstruksion të tyre. Duke nisur që nga Gjykata e Lartë, që është gjykata kryesore”, tha ajo

Problematika e promovimit

“Nga ana tjetër, problematika që kemi pasur me promovimet edhe pjesa e së drejtës së ankimeve që kanë kandidatët”, kështu është shprehur Llagami në Komisionin e Ligjeve, duke theksuar se janë akoma tre vende të pashpallura nga KLGJ.

Kryetarja ka rikujtuar se me vetting-un, deri më tani janë shkarkuar 13 gjyqtarë me formë të prerë.

Ndërsa thekson se 25 gjyqtarë të shkarkuar, ruajnë statusin prej pezullimit, “duke përfituar 75% të pagës, 30 milionë lekë nga buxheti”.

“Është krijuar bllokimi dhe prej këtyre, gjyqtarë që paguhen, por nuk trajtojnë çështjet, ja kalojnë të tjerëve”, përmbylli ajo.

Pse një reformë në drejtësi?

Dinamika e zhvillimit të shoqërisë në aspektin ekonomik dhe shoqëror, si dhe problematikat e shfaqura brenda sistemit kanë sjellë si prioritet kyç nevojën për përshtatje të legjislacionit të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë me pritshmërinë e shoqërisë shqiptare kryesisht në elemente të tilla, të cilat ndikojnë në rritjen e integritetit të sistemit, në pavarësinë, efiçencën, besueshmërinë, transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e tij.

Gati i gjithë korpusi i normativës ligjore, që rregullon funksionimin e institucioneve të lartpërmendura, të cilat përbëjnë sistemin e drejtësisë, kanë qenë objekt i ndryshimeve të herëpashershme apo dhe ribërjes së tyre, siç është rasti i ligjit për organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor i vitit 2008, i cili ishte produkt i një konsensusi të gjerë politik parlamentar.

Reforma gjithëpërfshirëse 

Rimodelimi i arkitekturës së gjyqësorit në Shqipëri, i konceptuar nga një radhë e gjerë aktorësh, ishte një nga shtyllat kryesore të reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë në Shqipëri (Reforma), e nisur që në 2014 dhe akoma në vazhdim e sipër.

Qëllimi i Reformës është forcimi i pavarësisë, efiçencës dhe llogaridhënies së gjyqësorit, si një nga prioritetet kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Një parakusht për zbatimin e Reformës ishte miratimi i ndryshimeve kushtetuese në korrik të 2016-s, të ndjekura në vazhdim nga 27 ligje. Reforma është realizuar nën ombrellën e Kuvendit të Shqipërisë.

Me anë të vendimit nr. 96/2014, Kuvendi themeloi Komisionin Parlamentar ad-hoc, i cili u parashikua posaçërisht për qëllimet e Reformës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore