Sport

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 femra barazon me Moldavinë


Shqipëria U-19 për femra ka barazuar me rezultatin e bardhë 0-0 ndeshjen e parë me Moldavinë, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian 2022.

Skuadra e drejtuar nga Kreshnik Krepi, i cili pati edhe ndeshjen e parë me ekipin shqiptar sot, zhvilloi një ndeshje të mirë, duke qenë në disa raste e rrezikshme përpara portës kundërshtare, por nuk arriti të zhbllokojë rezultatin.

Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Hyska (c), Tanushi, Vuksani, Gjergji, Troka, Iliadhi, Mema, Qose (Avullija 68’), Gjata (Cemeri 42’) Armoku (Bilali 75’), Hamonikaj.

Kjo ishte ndeshja e parë e vajzave kuqezi, të cilat janë shortuar në të njëjtin grup me Moldavinë, Andorrën dhe Uellsin. Tre ditë më vonë, më 22 tetor Shqipëria do të luajë kundër vendit pritës që është Andorra teksa më 25 tetor do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup ndaj Uellsit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore