Sport

Knicks transferon Cam Reddish nga Hawks


New York Knicks po transferon Cam Reddish nga Atlanta Hawks në këmbim të Kevin Knox.

Atlanta Hawks forward Cam Reddish (22) is shown during the second half of a NBA basketball game against the Orlando Magic Wednesday, Dec. 22, 2021, in Atlanta. (AP Photo/Hakim Wright Sr.)

Media amerikane, ESPN raportoi se Hawks do të marrin një zgjedhje të raundit të parë në draft-in e vitit 2022.

Knicks, nga ana tjetër, do të transferojnë Solomon Hill dhe një zgjedhje në raundin e dytë të draft-it të vitit 2025.

Lojtarët nuk do të presin shumë për ndeshjen e parë me njëri-tjetrin.

22-vjeçari, Reddish, ka një mesatare prej 11.9 pikë në 34 ndeshje këtë sezon.

Ai ka shënuar 11.1 pikë, 3.4 kërcime dhe 1.4 asistime në 118 ndeshje në karrierë që kur u zgjodh nga Atlanta me zgjedhjen e 10-të draft-in e vitit 2019.

RJ Barrett dhe Cam Reddish janë ribashkuar me Knicks. Ata ishin shokë skuadrës gjatë kohës sa ishin në universitetin e Duke.

Për të ribashkuar treshen e famshme të “Duke”, i duhet vetëm edhe Zion Williamson, i cili është tek New Orleans Pelicans, por nuk ka luajtur ende asnjë lojë këtë sezon, për shkak të një lëndimi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore