Lajme

KMLDNJ kundër shtrenjtimit të rrymës


Ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive, përmes një komunikate për media, ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për ngritje të çmimit të energjisë elektrike në 14 për qind.

Qytetarët e Kosovës, sipas KMLDNj-së, me të drejtë kanë shprehur pakënaqësin për paralajmërimin e shtrenjtimit të rrymës, i cili tashmë do të përcillet edhe nga ngritja zinxhirore e çmimeve të artikujve të tjerë dhe të shërbimeve.

“Qytetarët duhet të organizohen, përmes aktivizmit qytetar në mbrojtje të interesave të tyre”.

KMLDNJ ndër të tjera ka bërë thirrje deputetëve që të kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës.

“Deputetët, si përfaqësues të popullit nga edhe e kërkojnë votën dhe e fitojnë të drejtën e përfaqësimit, tash për të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet ta kundërshtojnë këtë shtrenjtim, qoftë në kuadër të komisioneve përkatëse të Kuvendit ashtu edhe në seancat parlamentare, pa bërë dallime partiake dhe pa u përpjekur ta kapitalizojnë këtë kundërshtim politikisht”, thuhet në reagim.

Duke filluar nga data 1 prill, Energjia Elektrike në Kosovë për konsumatorët do të shtrenjtohet për 14 për qind.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike u vendos në mbledhjen e Bordit të ZRRE-së të enjten e 23 marsit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore