Shqipëria

KLSH kallëzon në Prokurorinë e Korçës ish-drejtorët e Kadastrës dhe ALUIZNI-t


Kontrolli i Lartë i Shtetit, të martën e 10 gushtit ka kallëzuar në Prokurorinë e Korçës, tre ish-drejtorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe një ish-drejtor të ALUIZNI-t.

Pas një auditimi të kryer ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale.

Këto të fundit ju kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cenuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

KLSH-ja nisi auditimin më 11 janar 2021, me objekt: “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore