Lajme

Klinika e Onkologjisë me investim të ri në vlerë mbi 1 milion euro


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se Klinika e Onkologjisë është bërë më një investim të ri në vlerë me mbi 1 milion euro.

Lajmin e ka bërë të ditur Vitia përmes një shkrimi në rrjetin ‘Facebook’.

“Në Klinikën e Onkologjisë investimi i ri është në vlerën 1 milion e 444 mijë euro. Së shpejti për qytetarët tanë që janë pacientë në Onkologji, do të jetë në shërbim akseleratori i ri”.

Ai tutje ka thënë se ky projekt është duke përfunduar para kohës së planifikuar.

“Ky projekt po përfundon para afateve të planifikimit. Vazhdojmë transformimin klinikë për klinikë!”.

Edhe më 30 qershor, ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se në spitalin e Prizrenit për herë të parë ka nisur shpërndarja e terapisë tabletare onkologjike.

Përmes një komunikate për media nga MSH-ja ishte thënë se ministri Arben Vitia është shprehur i lumtur që në Spitalin e Prizrenit kanë arritur që ta japin këtë terapi.

“Falë punës intensive kemi arritur që këtë ta jetësojmë disa muaj më herët se që ishte planifikuar, kjo do të jetë lehtësim për qytetarët e rajonit të Prizrenit dhe do ta lehtësojë punën edhe të stafit të Klinikës së Onkologjisë që është i mbingarkuar”.

“Krahas kësaj po investohet në infrastrukturë në Klinikën e Onkologjisë, ku po shtohen kapacitetet ekzistuese me shtretër dhe shërbime shëndetësore”, kishte thënë Vitia.

Po ashtu, klinika e Onkologjisë tashmë kryen edhe mjekimin e tumoreve solide adulte nga mosha 16-vjeçare, me medikamente dhe me rreze.

Pavarësisht që nga pacientët vazhdimisht ka pasur ankesa për mungesë të barnave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore