Sport

Klauzola që e lejon Brendan Rodgers të largohet nga Leicester City


Brendan Rodgers është përmendur si një ndër emrat e mundshëm për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, në rast se norvegjezi shkarkohet.

Por, sipas raportimeve të mediave afër me dhelprat, Leicester nuk e lëshon trajnerin në mes të sezonit.

Ose, nëse United me të vërtetë e dëshiron ish-trajnerin e Liverpool-it në stol, atëherë ata duhet të paguajnë një dëmshpërblim për shkëputjen e kontratës së tij.

Mirëpo, agjentët e Rodgres, gjatë ditës së djeshme, kanë zbulur diçka tjetër.

Në kontratën e Brendan Rodgers, ekziston një klauzolë që atij ja lejon largimin nga klubi nëse një klub që luan në Champions League e kërkon.

Duke e marrë parasysh që United është ende pjesë në Champions, atëherë nëse ai kërkohet nga djajtë, Leicester nuk kanë zgjidhje pos ta pranojnë.

Por, Rodgers ende është skeptik mbi këtë ide dhe nuk e di se nëse do ketë një ‘po’ për United, duke e marrë parasysh të kaluarën që e kaloi te Liverpool-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore