Sport

Klaas-Jan Huntelaar-i mund të rikthehet te Schalke 04


Holandezi Klass-Jan Huntelaar-i mund të rikthehet në radhët e gjermanëve të Schalke 04-s, raportojnë mediat europiane. Sulmuesi që aktualisht është 37-vjeç, do të ishte një vlerë me eksperiencën e tij, për të ndikuar te lojtarët e shumtë të rinjë që ka ekipi.

Huntelaar-i më parë ka qenë pjesë e gjermanëve nga sezoni 2010/11 deri në sezonin 2016/17.

Sulmuesi në të gjitha kompeticionet me Schalke 04-ën, luajti 240 ndeshje, ku shënoi 126 gola dhe dhuroi 35 asiste. Një trofe të Kupës së Gjermanisë (2010/11) dhe një trofe të Superkupës së Gjermanisë (2010/11).

Aktualisht Huntelaar-i aktivizohet tek Ajax-i. Klub me të cilin ka dhe gjashtë muaj kontrat./AlbaninPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore