Kultura

Kintsugi, arti antik i Japonisë për të përqafuar papërsosmërinë


Shumica e njerëzve i ruajnë qëllimisht copat e çmuara të qeramikës. Por kjo nuk është gjithmonë rasti në kulturën japoneze.

Zbukurimi i qeramikës së thyer me një llak të përzier me ar të pluhur është pjesë e një tradite japoneze më shumë se 500-vjeçare. Ajo nxjerr në pah papërsosmëritë dhe ato nuk mundohen t’i fshehin.

Kur një copë qeramike prishet është një kujtesë e bukurisë së brishtësisë njerëzore.

Në një botë që aq shpesh vlerëson rininë, përsosmërinë dhe tepricën, përqafimi i të vjetrit dhe të goditurit mund të duket i çuditshëm.

Por praktika e shekullit të 15-të , që do të thotë “të bashkohesh me ar”, është një kujtesë për të qëndruar optimist kur gjërat prishen dhe për të festuar të metat dhe hapat e gabuar të jetës.

Teknika ‘kintsugi’ është një zgjatim i filozofisë japoneze, e cila e sheh bukurinë jo të plotë dhe vlerën e ka thjeshtësia. Restaurimi i copave të thyera zakonisht zgjat deri në tre muaj. Pasi fragmentet ngjiten me kujdes së bashku me lëngun e një peme indigjene japoneze, lihen të thahen për disa javë dhe më pas zbukurohen me ar që shkon përgjatë çarjeve të saj.

Në një epokë të prodhimit masiv dhe asgjësimit të shpejtë, të mësuarit për të pranuar dhe festuar plagët dhe të metat është një mësim i fuqishëm për njerëzimin dhe qëndrueshmërinë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore