Bota

Kinë: Reforma zgjedhore e Hong Kongut përfshin pan-demokratët


Zyrtari kinez i ngarkuar me çështjet e zgjedhjeve tw Hong Kongut, njoftoi të premten, se Pekini ka përfshirë pjesëmarrjen e pan-demokratëve në qeverisjen e rajonit gjysmë-autonom.

Legjislatura ceremoniale e Kinës miratoi të enjten, vendimin për t’i dhënë komiteti pro-Pekinit, kompetencën për më shumë ligjvënës të Hong Kongut. Duke zvogëluar kështu, numrin e anëtarëve të zgjedhur nga populli.

Kreu numër dy i Kinës, Li Keqiang, pas mbylljes së kongresit vjetor, njoftoi se, ndryshimet do të jenë në funksion të sigurisë kombëtare në territor. Gjithashtu do të ndihmojë në “prosperitetin dhe stabilitetin” e vendit.

Qeveria amerikane, vitin e kaluar, vendosi kufizim të udhëtimeve dhe të sanksioneve ndaj një numri të lartë zyrtarësh kinezë.

Analistët kinez, e shohin rezolutën për ndryshimin e ligjit zgjedhor të Hong Kongut, si efektive ndaj demokracisë lokale.

Masat shtypëse tashmë kanë penguar opozitën e Hong Kongut, me pothuajse të gjitha figurat kryesore të saj.

Ligjvënësit e mbetur pro-demokracisë janë larguar kur katër kolegë të tyre u përjashtuan sepse konsideroheshin si mjaft patriotikë. Ndërsa 47 ish-ligjvënës dhe aktivistë të tjerë u arrestuan në bazë të ligjit të sigurisë kombëtare.

Të rinjtë e Hong Kongut që morën pjesë në protesta të 2014-së dhe 2019-së, kanë parë që perspektivat e tyre politiko- ekonomike, janë zbehur në mënyrë të konsiderueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore