Bota

Kinë: Konfirmohen të vdekur 10 persona të bllokuar në minierë


Ekipet e shpëtimit, kanë gjetur të vdekur dhe nëntë minatorë të tjerë. Ata ishin në kërkim të punëtorëve të bllokuar në një minierë ari në Kinë. Kështu shkon në 10 numri i të vdekurve në minierë.

Kryebashkiaku i Yantai, Chen Fei, njoftoi se ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet nga e diela deri të hënën pasdite dhe gjetën trupat e vdekur të nëntë minatorëve.

Kjo do të thotë se një total prej 10 minatorësh konfirmohet se kanë vdekur dhe eshtrat e tyre janë nxjerrë në sipërfaqe. Një minator vazhdon të jetë ende i zhdukur.

Sipas mediave shtetërore, 11 minatorët e liruar të dielën, u shpëtuan shumë më herët sesa pritej. Kjo pasi tubat prej çeliku të bllokuar në një bosht miniere kishin parandaluar rrënojat e mbetjeve.

Kryeinxhinieri për shpëtimin e minierës, Xiao Wenru, shpjegoi se boshti i ventilimit të ajrit ishte pastruar në një thellësi prej 368 metrash.

Minierat e Kinës janë ndër më vdekjeprurëse në botë. Vendi regjistroi 573 vdekje të lidhura me minat në vitin 2020, sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Minave.

Hyrja e tunelit në minierën e arit, Hushan, u shemb pas një shpërthimi në 10 janar shkaku i së cilës nuk dihet ende. Të bllokuar mbetën 22 minatorë, ku njëri prej tyre vdiq dhe 11 prej tyre u shpëtuan. Ata ishin bllokuar pas një shpërthimi në minierën Hushan në Qixia.

Për një javë, nuk ka pasur asnjë shenjë jete nga minatorët e ngecur. Më 17 janar, ekipet e shpëtimit ndien tërheqjen e njërit prej litarëve që kishin vendosur në minierë. Një shënim në leter u dërgua më pas nga një grup prej 12 minatorësh të mbijetuar me anë të një litari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore