Lajme

Kinë-Iran: Telefonatë mes ministrave të jashtëm, “dëshirë për moderim”


Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Xinhua.

Teherani – referuar medias – ka shprehur edhe një herë një “dëshirë për moderim” pas sulmit të paprecedentë në territorin izraelit.

Hossein Amir-Abdollahian dyshohet se e informoi Wang për pozicionin e Republikës Islamike për bombardimin, që i atribuohet shtetit hebre, të një ndërtese të aneksuar në ambasadën iraniane në Damask, Siri.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve, diplomati iranian besonte se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk “i dha përgjigjen e nevojshme këtij sulmi”.

Dhe se Irani ka të drejtën e vetëmbrojtjes në përgjigje të shkeljes së sovranitetit të tij.

Megjithatë, Amir-Abdollahian siguroi se Irani ka “vullnetin për të ushtruar përmbajtje” dhe nuk synon të kontribuojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore