Lajme

Kina thotë se ka larguar kryqëzorin amerikan pranë ishujve Spratly


Ushtria e Kinës zbuloi të martën se përzuri një kryqëzor amerikan me raketa të drejtuara, i cili “ndërhyri ilegalisht” në ujërat pranë ishujve Spratly të Detit të Kinës Jugore.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

“Veprimet e ushtrisë amerikane shkelën seriozisht sovranitetin dhe sigurinë e Kinës”, tha Tian Junli, zëdhënës i Komandës së Teatrit Jugor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Anija në fjalë, kryqëzori i drejtuar me raketa “USS Chancellorsville”, kohët e fundit kishte lundruar nëpër ngushticën e Tajvainit.

Zyrtari kinez u shpreh se ndërhyrja e kryqëzorit amerikan tregoi se Shtetet e Bashkuara ishin një “krijues i rrezikut të sigurisë” në Detin e Kinës Jugore dhe “është një tjetër provë e hekurt e hegjemonisë së saj në lundrimin dhe militarizimin e Detit të Kinës Jugore”.

Ushtria e Kinës tha se trupat e saj do të mbeten në gatishmëri të lartë, sipas Komandës në llogarinë e saj në rrjetet sociale “WeChat”.

Kina pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore dhe është bërë një nga shumë pikat e ndezjes në marrëdhëniet e sprovuara mes saj dhe Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara hedhin poshtë atë që i quan pretendimet e paligjshme territoriale të Kinës në ujërat e pasura me burime.

Luftanijet amerikane kanë kaluar nëpër Detin e Kinës Jugore me frekuencë në rritje vitet e fundit, në një shfaqje force kundër pretendimeve kineze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore