Shqipëria

Kim: Palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë


Përmes një tweet-i, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, u ka bërë thirrje palëve politike – referuar partive kryesore të vendit – që ta trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë.

Në takim kanë qenë të pranishëm kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.

Kim ka falënderuar kryetarët për takimin, i cili sipas saj, shërbeu për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative.

“Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur”, theksoi ambasadorja në statusin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore