Jetesë & Stil

Kim Kardashian në një lidhje me Pete Davidson?


Kim Kardashian, Pete Davidson

Modelja e famshme, Kim Kardashian, ka nisur fundjavën e saj më ndryshe, kësaj radhe, pranë komedianit amerikan, Pete Davidson.

Kardashian, u pa nën shoqërinë e Davidson, në një park lojërash, në fermën, “Knott’s Scary” në Buena Park të  California-s.

Madje, dyshimet në publik se diçka mes Kim dhe Pete po ndodh, u shtuan akoma më tepër, kur në imazhet e publikuara nga revista “People”, dyshja shiheshin duke kapur duart me njëri-tjetrin, ndërsa ishin të ulur edhe me miq të tjerë.

Pete Davidson dhe Kim Kardashian.

Gjithsesi, Kim Kardashian dhe Pete Davidson, e njohin jo pak njëri-tjetrin, dhe pas “miqësisë” së tyre “fshihet”, miku i tyre, rep artisti, Machine Gun Kelly.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson.“Ata rrinë në të njëjtat rrethe, kështu që do të jenë së bashku herë pas here,” thotë një i brendshëm për “People”.

“Kim dhe Pete janë vetëm miq që takohen, kohë pas kohe”, shtoi ai.

Kujtojmë, se Kim, së fundmi kishte bërë bujë, teksa pati ndarë një puthje në ekran me Davidson në një skeç kur ajo drejtoi “Saturday Night Live” për herë të parë në fillim të këtij muaji.

Vite më parë, ata u shoqëruan në festën e ditëlindjes së Kid Cudi, së bashku me Timothee Chalamet dhe bashkëshortin e Kim, Kanye West, me të cilin ajo aktualisht është në procedurat e divorcit.

Ylli i Instagram-it, Kim Kardashian dhe ish i dashuri i këngëtares, Ariana Grande, Pete Davidson, akoma nuk kanë komentuar rreth relacionit të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore