Lajme

Kica-Xhelili pas videos propagandistike të VV-së: Relativizojeni sa të doni, asgjë s’e zhbën demaskimin që po ju ndodh


Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pas videos propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka sulmuar mediat në Kosovë, duke provuar t’i lidhin gazetarët me zhvillimet politike të para 10 vjetësh, kjo pas publikimit të audio-incizimeve që shfaqin shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke koordinuar politika shtetërore me kriminelin dhe terroristin Milan Radojiçiç.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kica-Xhelili, fillimisht ka thënë “o jo, jo, e keni huqë!”, duke shtuar se “nuk jeni taku ‘veç me Listën Serbe’ por keni folë me Radojçiç-in, që është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe atë PASI që e kanë futur”.

“Jo një por DISA herë!”, shtoi ajo duke iu referuar audio incizimeve të publikuara.

Deputetja e LDK-së, duke komentuar videon propagandistike të VV-së, theksoi se mund ta relativizojnë atë që është publikuar, por sipas saj asgjë nuk e zhbën demaskimin.

“Relativizojeni sa të doni. Asgjë nuk e zhbën demaskimin që po ju ndodh”.

Tutje, ajo potencoi se partinë në pushtet nuk mund ta shpëtojë asnjë referencë nga e kaluar, pasi që siç thotë ajo të njëjtit e kanë sabotuar të tashmen.

“Nuk ju shpëton më asnjë referencë e të kaluarës sepse ju e keni sabotuar të tashmen e të ardhmen në të njëjtën kohë që keni demaskuar qenien tuaj të të gjitha kohërave”.

“Besa s’e keni huqë hiç. Aspak! Shumë mirë po e dini çka ka ndodhur. Prandaj krejt ky panik!”.

Kica-Xhelili beson se shefja e grupit parlamentar të VV-së – të cilës iu publikuan audio incizimet duke koordinuar politika shtetërore me kriminelin dhe terroristin Milan Radojiçiç – nuk është protagoniste, por sipas saj e njëjta është ndërmjetësuese.

“Mimoza as nuk është protagoniste këtu – është ndërmjetësuese. Askush nuk guxon të flas në atë grup me askënd pa ‘bekimin nga lart’”, përfundoi ajo.

Ndryshe, pas publikimit të audio-incizimeve që shfaqin shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke koordinuar politika shtetërore me kriminelin dhe terroristin Milan Radojiçiç, Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar mediat në Kosovë, duke provuar t’i lidhin gazetarët me zhvillimet politike të para 10 vjetësh.

Kusari-Lila e ka pranuar se ka në incizimin e publikuar është ajo dhe se gjithashtu ka biseduar “2-3 minuta” me Radojiçiç-in, person në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i ikur nga drejtësia në Kosovë. Ajo gjithashtu ia konfirmon Slavo Simiç-it që për Radojiçiç-in ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe se ai i ka premtuar që për Radojiçiç-in do të bisedojë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Duke provuar të balancojnë këto zhvillime negative për qeverinë, partia në pushtet ka nxjerrur një video që kritikon qeverisjet e kaluara për bashkëpunim dhe gjithashtu sulmon gazetarët.

Tashmë metodë e përdorur në disa raste, Vetëvendosje prodhon video amatore sa herë që në publikohen materiale komprometuese për pushtetin.

VV me përpjekje të dëshpëruar tenton ta nxjerr Mimoza Kusari-Lilën

VV-së i dështon videoja propagandistike, komentuesit i kthen kundër – “a po iu vjen marre o rrenca”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore