Sport

Kenny Smith shtyn O’Neal-in në një pemë gjigante të Krishtlindjes drejtpërdrejt në TV


Gara u bë konkurruese në ‘NBA në TNT’ kur analisti Kenny Smith shtyu Shaquille O’Neal-in në ekranin kryesor të setit.

Dyshja kishin debatuar se kush ishte më i shpejti dhe vendosën ta mbyllnin debatin duke bërë një garë në bordin e madh të shfaqjes.

Por Smith vendosi të thyente rregullat dhe ndërsa të dy ishin duke vrapuar drejt vijës së finishit, ai e shtyu Shaqin në pemën gjigante të Krishtlindjes në set për të vjedhur një fitore të diskutueshme.

Ishte një moment qesharak dhe ekipi i emisionit ishin në tokë duke qeshur kur panë këmbët gjigante të O’Neal që dilnin nga pema e Krishtlindjes.

“Kjo ishte e keqe!” tha Charles Barkley. Më pas, atij dhe Ernie Johnson-it iu desh të tërhiqnin Shaq-un nga pema.

“Keni, kjo do të thotë luftë”, tha Shaq me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Për fat të mirë, ai pa anën qesharake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore