Lajme

Kenia: Vrasësi serial i fëmijëve, pas arratisjes vritet nga “drejtësia e rrugës”


Vrasësi, Masten Wanjala

Kur një vrasës serial i fëmijëve u arratis këtë javë nga një stacion policie në Nairobi, ai ndezi alarmin në Kenia dhe u shpall në kërkim kombëtar.

Tre ditë më vonë, ai u gjet nga nxënësit e shkollës – pastaj u rrah për vdekje nga një turmë në qytetin e tij të lindjes.

Masten Wanjala – për të cilin policia tha se kishte pranuar se kishte vrarë të paktën 10 fëmijë në pesë vjet – dyshohet se u paraqit si një trajner futbolli që drogoi viktimat e tij para se t’i ekzekutonte ato. Në disa raste, ai kishte pirë dhe gjakun e tyre.

Ai u arrestua në korrik në lidhje me vdekjen e një djali 12 dhe 13-vjeçar dhe më pas rrëfeu një mori vrasjesh të tjera.

Wanjala, i cila nuk ishte gjykuar, pritej të dilte para gjykatës të mërkurën, por autoritetet njoftuan se ai ishte arratisur.

Zëdhënësi i policisë së Kenia-s, Bruno Isohi Shioso, njoftoi se ishin disa fëmijë, që rrugës për në shkollë njohën të arratisurin dhe ngritën një alarm të premten.

Fshatarët në vendlindjen e Wanjala-s, Bungoma, rreth 250 milje nga Nairobi, vranë 20-vjeçarin në një akt të “drejtësisë së turmës”.

Foto ilustruese e një 13-vjeçari të vrarë në Kenia

Ata vepruan aq shpejt sapo u identifikua Wanjala sa nuk ishte e mundur që autoritetet të ndërhynin. Ndërsa Shioso deklaroi se pavarëissht mbërritjes, “policia nuk mund të jetë kudo”.

“Ligji i xhunglave i zbatuar nga fshatrat e zemëruar mbizotëronte”, shkroi Drejtoria e Hetimeve Penale në Twitter.

Në Kenia, rasti ka ngjallur shqetësim se si Wanjala – të cilën autoritetet e kishin përshkruar si një “vampir gjakatar” – ishte në gjendje t’i shpëtonte ndalimit të policisë.

“Gjëra që ndodhin”, tha Shioso kur u pyet se si Wanjala kishte arritur të shpëtonte nga stacioni i policisë Jogoo Road. “Sapo të përfundojmë hetimin, duhet të kemi një pamje më të qartë të asaj që ndodhi”.

Tre policë u arrestuan nën dyshimin se kishin ndihmuar në arratisjen e Wanjala, sipas gazetës “Star”. Avokati i tyre nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. “Washington Post” nuk ka arritur të identifikojë avokatin e Wanjala.

Nga ana tjetër familja e tij u njoftua nga mediat se ai kishte vdekur. Babai i Wanjala tha i ka kërkuar falje familjeve të viktimave, duke i thënë “NTV” se ai ishte, “zemërthyer, por gati për të varrosur” djalin e tij.

Prindërit e viktimave të Wanjala, deklaruan se ishin të shokuar nga arratisja e tij. Por, pas konfirmimit se ai kishte vdekur, të gjithë u ndjenë të lehtësuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore