Jetesë & Stil

Kendall Jenner dhe Bad Bunny shijojnë pushime romantike në Idaho


Modelja, Kendall Jenner dhe rep artisti, Bad Bunny duket se po e çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.

Çifti u pa duke u rehatuar teksa po shijonin një pushim romantik në Gozzer Ranch Golf & Lake Club në Harrison të Idahos, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Sipas burimeve pranë dyshes, ylli i Kardashians, 27 vjeçe, dhe fituesi i çmimit “Grammy”, 29 vjeç, dukeshin “vërtet të lezetshëm” dhe “shumë të lumtur së bashku” gjatë arratisjes së tyre pasi ata kishin kaluar kohë duke ushtruar në palestër.

“Ata duken patjetër të dashuruar dhe super seriozë. Vihet re se janë vërtet miqësorë. Kendall është aq e thjesht saqë shumë të ftuar as nuk e dinë se kush ishte ajo”, tha burimi.

Në maj, një burim tjetër zbuloi se romanca e çiftit po vazhdonte të përparonte.

“Ata janë shumë të lezetshëm së bashku. Kendall është e lumtur. Ai është një djalë argëtues. Shumë një zotëri dhe simpatik. Asaj i pëlqen atmosfera e tij”, kishte thënë burimi në fjalë.

Megjithëse burimi i brendshëm vuri në dukje se marrëdhënia e tyre “ishte një fillim i ngadaltë”, dyshja “tashmë kalojnë pothuajse çdo ditë së bashku”.

“Ai shoqërohet me miqtë e saj dhe ajo me të tijat. Tashmë është më shumë një lidhje. Kendall nuk po sheh askënd tjetër. Ajo e pëlqen shumë atë”, vazhduan ata.

Dyshja ndezën fillimisht thashethemet për lidhje kur u panë duke dalë nga i njëjti restorant në Los Angeles në muajin shkurt, ku u tha se ishin në një takim të dyfishtë me Hailey dhe Justin Bieber.

Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar lidhjen e tyre në mediat sociale, ata janë parë disa herë në publik dhe janë parë duke marrë pjesë në festivalin “Coachella” së bashku në muajin prill, ku Bad Bunny ishte kryefjala.

Ylli i modës, Jenner, së fundmi ishte në lidhje me lojtarin e NBA-së, Devin Booker, ndërsa këngëtari më parë ishte në një lidhje afatgjatë me Carliz De La Cruz Hernandez dhe Gabriela Berlingeri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore