Lajme

KEDS publikon hartën e reduktimeve të energjisë në komunat e Kosovës


KEDS.

Kompania kosovare për Distribuimin me Energjinë Elektrike (KEDS), ka publikuar hartën e reduktimeve të energjisë në komunat e Kosovës.

Në njoftim është thënë se këto kufizime do të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve.

“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, është thënë se informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS.

“Së pari zgjidhni distriktin tuaj, p.sh Mitrovicë (DMI) dhe shënoni shifrën e konsumatorit, të cilën mund ta gjeni në faturën tuaj. Më pas harta do të shfaqë orarin e kufizimeve për atë zonë”.

Foto: KEDS

Më 14 gusht, Kompania për Distribuimin e Energjisë në Kosovë KEDS, ka njoftuar se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka kërkuar që të fillojnë kufizimet e energjisë elektrike.

Siaps njoftimit të vonë të së dielës, thuhet se KEDS ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.

Kufizimet fillojnë nga ora 8:00 e të hënës.

Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët.

“Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore