Lajme

Kazino ilegale dhe frikë për banorët në Karaçevë – shteti askund


Një nga kazinotë ilegale në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës

Tri kazino ilegale janë duke funksionuar ilegalisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës në brezin kufitar me Serbinë.

Për funksionimin e kazinove janë të informuar edhe në komunën e Kamenicës. Madje, për rrënimin e tyre është marrë vendim para 10 dite.

Kjo oazë e kumarxhinjve është shndërruar në burim frikësimi për banorët. Ata pronarët e kazinove i cilësojnë si persona të rrezikshëm, derisa e pohojnë se aktiviteti i kazinove shtohet kur bie nata.

Albanian Post ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe zyrës për media të Policisë për t’i pyetur se kur do t’i asistojnë zyrtarëve komunalë të Kamenicës për rrënimin e kazinove, por që nga këto dy institucione nuk ka marrë përgjigje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore