Shqipëria

Kavajë, plagosen me armë zjarri dy të rinj


Gjatë ditës së hënë, në fshatin Sinaballaj janë plagosur me armë zjarri dy të rinj.

Nga Policia e Kavajës raportohet se dy të rinjtë E.J. 27 vjeç dhe K.Ll. 22 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta, fillimisht duke përdorur sende të forta kundrejt njëri-tjetrit.

Gjithashtu, shtetasi J.J. 24 vjeç është dëmtuar me sende të forta, pas përfshirjes së tij në konflikt.

Raportohet se tre shtetasit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe pa rrezik për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore