Kosova

Kavajë/Dhunohet shtetasja italiane


Njё shtetase italiane ka mbetur e plagosur me thikë mbrёmjen e ditёs sё kaluar në qytetin e Kavajës.  Ngjarja ka ndodhur në Vilё Bashtovё, nё njё lokal i cili ёshtё nё pronёsi tё shtetases italiane.

I dyshuar ёshtё bashkёshorti i saj. Bëhet me dije se ky i fundit ka qenë nё arrest shtёpie nën akuzën e dhunёs nё familje.

Policia ka shkuar nё shtёpinё e çiftit dhe ka filluar proçesin e hetimit. Nga verifikimet e deritanishme ёshtё lajmёruar se mungon regjistruesi i kamerave tё sigurisё.

Ndёrkohё gjatë dëshmisë, burri ka pretenduar se bashkёshortja ka dёrguar disa persona pёr tё ushtruar dhunё ndaj tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore